Shoqata e Bashkive, shkarkohet Voltana Ademi, emërohet Pjerin Ndreu

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 13:42 | Politikë
Shoqata e Bashkive, shkarkohet Voltana Ademi, emërohet Pjerin Ndreu

Voltana Ademi shkarkohet nga pozicioni i Kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, dhe emërohet Pjerin Ndreu si kryetari i ri.

Nënkryetarë të Shoqatës u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

Komiteti Drejtues i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë kishte bërë kërkesë për mbledhje të jashtëzakonshme të asamblesë së përgjithshme, "për mbrojtjen e interesave të shoqatës së bashkive të Republikës së Shqipërisë gjatë përfaqësimit të saj më 23 qershor në Gjykatën Kushtetuese, ku shqyrtohet vlefshmëria e zgjedhjeve vendore të 2019-s", sipas fjalëve të Pjerin Ndreut.

Ndërkohë, për kryebashkiaken e Shkodrës qëllimi i kësaj lëvizjeje është tërheqja e padisë për zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/07/drejtimi-i-shoqates-se-bashkive-te-majtet-mbledhin-asamblene-per-largimin-e-ademit/
https://a2news.com/2021/06/08/zgjedhjet-vendore-ne-kushtetuese-ademi-konfirmohet-qellimi-i-kapjes-se-shoqates-se-bashkive/

A2 CNN Livestream

Latest Videos