
Projekti i Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit është gati. Mes qindra idesh dhe alternativash që u paraqitën në konkurs, fituesi është shpallur. Detajet i bëri publike ministrja e kulturës Elva Margariti.
Ata që prej vitesh shërbejnë brenda në qytetin antik të Butrintit, artizanët, guidat turistike, materialet për të promovuar turizmin e qëndrueshëm me bazë komuniteti me planin e ri të menaxhimit të Butrintit do të përfshihen në një ndërtesë që në projekt quhet qendra e vizitorëve.
Konkursi për projektin fitues ka kaluar në dy faza. Fituese është shpallur projekti i kompanisë japoneze. Qendra do të jetë afërsisht 1.5 kilometra nga hyrja e qytetit antik me pamje panoramike nga Kanali i Vivarit dhe Deti Mesdhe.
Financimi fillestar i projektit prej 2.45 milion USD dhe pritet që ndërtesa e përfunduar do të hapet në shtator të vitit 2025. (A2 Televizion)