Shpallja e emergjencës, Sevrani: Vendim i duhur, jemi njësoj si vitet e tjera për prodhimin dhe importin e energjisë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 21:39 | Ekonomi
Shpallja e emergjencës, Sevrani: Vendim i duhur, jemi njësoj si vitet

Elton Sevrani, administrator i Furnizuesit të Shërbimit Universal, e cilësoi si të duhur vendimin e qeverisë për të shpallur situatën e jashtëzakonshme energjetike.

Sipas Sevranit, prodhimi dhe importi i energjisë në Shqipëri është i njëjtë me vitet e mëparshme, por ajo që është ndryshe këtë vit është rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare që disa herë ka arritur shifra 2-3 herë më të larta.

“Situata energjetike në Shqipëri, në lidhje me furnizimin është një situatë e cila është e përafërt me vitet e tjera në lidhje me prodhimin dhe importin e energjisë elektrike. Dallimi kryesor i këtij viti është një trefishim i çmimeve të blerjes së energjisë në treg që është efekt direkt i tregjeve ndërkombëtare. Pra nuk do të ishte krijuar asnjë lloj situate e diskutuar apo problematike nëse do të ishim në situatën e vitit 2019. Patjetër që është e nevojshme shpallja e emergjencës për faktin se kambanat e alarmit kanë rënë, po studiohen tregjet dhe u mor vendimi i duhur. Janë të gjitha shenjat e krizë të ndërthurur energjetike dhe financiare”, u shpreh Sevrani në A2 Business. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos