Si po menaxhohet kriza? Malaj: Problem keqqeverisja, paniku i krijuar nga kryeministri, i tepërt

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 21:19 | Ekonomi
Si po menaxhohet kriza? Malaj: Problem keqqeverisja, paniku i krijuar nga

Shqiptarët po përballen me një krizë të trefishtë: rritja e çmimit të karburanteve që ka nisur që në shtator; rritja e çmimit të ushqimeve dhe së fundmi, edhe kriza energjetike, që ndonëse nuk do të reflektohet drejtpërdrejtë tek fatura e dritave, siç edhe kryeministri ka deklaruar se nuk do të rritje të çmimit të energjisë për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël, mund të reflektohet te mallrat dhe shërbimet, nëse tarifat e energjisë do të shtrenjtohen për biznesin e mesëm dhe të madh.

Në finale kosto e jetesës do të rritet, ashtu siç tendenca ka nisur të shfaqen nga shtatori dhe të gjithë ne, duhet të paguajmë më shumë për të jetuar.

https://a2news.com/2021/10/13/shpallja-e-emergjences-sevrani-vendim-i-duhur-jemi-njesoj-si-vitet-e-tjera-per-prodhimin-dhe-importin-e-energjise/

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2 Business, e cilësoi të tepërt panikun e krijuar nga kryeministri në lidhje me krizën energjetike.

Sipas Malajt, Shqipëria ka pasur gjithmonë goditje nga krizat e jashtme dhe kjo dhe si pasojë e keqqeverisjes që shkruhet në çdo raport ndërkombëtar.

“Përgjegjësinë kombëtare tani e imponon situata në të cilën ndodhemi. Jemi në një zhvillim ku paqartësitë janë rritur. Ajo që është më e rëndësishme është që paniku më i madh është paniku që do të krijojnë qeveritar. Goditje të jashtme ekonomike Shqipëria ka pasur gjithmonë. Ajo që ndodh në Shqipëri nuk është se preket vetëm nga një krizë e jashtme. Ajo që ndodh në Shqipëri është fatkeqësisht një mbivendosje e krizës së goditjes së jashtme me krizën e mungesës së kredibilitetit dhe me krizën e keqqeverisjes së vendit. Ishte i tepërt paniku i krijuar nga kryeministri për të marrë një vendim për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Malaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/kriza-energjetike-malaj-nese-ska-rezerva-per-shkak-te-shitjeve-ska-te-beje-me-zotin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos