
Për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është vendimmarrje personale, por në të përfshihen shumë institucione. E ftuar në Absolut 4, Hoxha theksoi se ish-kryeministri Berisha do të jetë në pozitë të vështirë pas ngritjes së padisë ndaj zotit Blinken.
“Tokë e pashkelur dhe e panjohur nga ekspertët, por shpallja i padëshiruar nuk është vendimmarrje personale, por që përfshihen disa institucione. Do të jetë në pozitë të vështirë zoti Berisha pas kësaj vendimmarrjeje”.
Ajo shton se nuk ka asnjë gjykatë që të detyrojë DASH të japë informacion pse shpall të padëshiruar dhe i ndalon hyrjen në SHBA një shtetasi. Sipas saj e njëjta klauzolë është përdorur edhe për Llallën, Doshin e Dakon, pa treguar se për çfarë korrupsioni bëhet fjalë.
“Unë besoj që nuk ka asnjë gjykatë që të detyrojë DASH për të dhënë informacion të caktuar pse shpall të padëshiruar dhe i ndalon hyrjen në SHBA një shtetasi. Të njëjtat argumente janë si për Doshin, Llallën dhe për Dakon. Klauzola është e njëjtë, flitet për korrupsion, por pa treguar se për çfarë korrupsioni bëhet fjalë”. (A2 Televizion)