
Të paktën 50 persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Sakarya, në Turqi.
Me dhjetëra zjarrfikës dhe ambulanca shkuan menjëherë në fabrikën ku ndodhi shpërthimi, e cila fatmirësisht ndodhet larg zonave të banuara.
Guvernatori i Sakarya, Çetin Oktay Kaldırım, konfirmoi se në fabrikë punonin nga 150 deri në 200 persona në kohën e shpërthimit. Ai shtoi se në fabrikë ndodheshin gati 110 tonë fishekzjarrë.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë video nga momenti i shpërthimit, i cili krijoi një re të madhe tymi mbi zonë. (A2 Televizion)