Shpërthim i fuqishëm në një lokal të Shkodrës, dyshohet për tritol

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 21:10 | Kronikë

Një shpërthim i fortë ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër, duke alarmuar qytetarët e qytetit verior. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbeg.

Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur në një lokal në afërsi të një fasonerie, që i përket një shtetasje 46-vjeçare me inicialet H.F.

Forcat e rendit po rrethojnë zonën duke filluar hulumtimin mbi shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që mendohet se shpërthimi është shkaktuar nga një sasi tritoli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos