Shpërthim i fuqishëm tritoli në Radhimë

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 07:13 | Kronikë

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka tronditur banorët e Radhimës në Vlorës, në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi është shkaktuar nga një sasi tritoli që ishte vendosur në një lokal në zonën turistike, i njohur me emrin “Odeon 2”.

Nga shpërthimi nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për gjetjen e autorëve të dyshuar.

Mësohet se lokali ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të shtetasit Gjik Novruzi, ndërkohë që ishte marrë me qira së fundmi nga disa persona nga Elbasani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos