Atentat në Durrës, vritet 48-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 21:03 | Kronikë

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës, në Sukth të Durrësit.

Policia ka konfirmuar ngjarjen, duke theksuar se shtetasi me inicialet A. M.(I.) ndërroi jetë në spital.

Sipas burimeve të A2 CNN, ngjarja ka ndodhur në prani të djalit të mitur.

Informacion paraprak:

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos