
Të paktën 38 vetë u plagosën, e dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pas disa shpërthimeve në një fabrikë të qytetit rus të Dzerzhinsk.
Sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Interfax, fabrika përdorej për prodhimin dhe depozitimin e lëndëve shpërthyese, të tilla si tritoli.
Kompleksi në Rusinë Qendrore thuhet të jetë shkatërruar plotësisht. Mediat ruse treguan kolonat e tymit teksa ngriheshin mbi vendin e ngjarjes.
Autoritetet theksojne se ekziston rreziku për shpërthime të tjera. (A2 Televizion)