
Një automjet shpërtheu në Kamëz pas vendosjes së një sasie tritoli në brendësi të tij. Policia njoftoi se Gjon Mena, pronari i makinës, mnbeti i lënduar në këmbë, por pa rrezik për jetën.
Burime pranë policisë thanë se sasia e tritolit ishte vendosur në anën e sediljes së pasagjerit, ndërsa tritoli shpërtheu sapo 34-vjeçari u afrua tek makina dhe hapi portën.
Hetuesit thanë se Gjon Mena është një person me të shkuar kriminale, i dënuar në vendin tonë për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë që dyshohet për vjedhje me dhunë dhe armë në Francë e Itali.
Nga ana tjetër, mësohet se ai ka ndryshuar identitetin ku më parë ka pasur emrin Altin Xhuxha. (A2 Televizion)