Shpërthim tritoli në një automjet në Vlorë

Nga A2 CNN
3 Janar 2022, 18:52 | Kronikë
Shpërthim tritoli në një automjet në Vlorë

Një shpërthim është dëgjuar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës. Policia ka bërë të ditur se një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet tip Volkswagen Passat, i cili qëndronte i parkuar prej kohësh në lagjen “Hajro Çakërri”.

Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit Spiro Sinomataj.

Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos