Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur ditën e sotme në Stamboll, nga i cili humbën jetën 6 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Erdogan e cilësoi këtë sulm ndaj njerëzve të pafajshëm si të “pabesë” dhe garantoi se autorët e kësaj ngjarjeje do të ndëshkohen.
“Nuk mund të themi me siguri se ishte një sulm terrorist, por vjen erë sulmi terrorist. Përpjekjet për të marrë në dorë Turqinë përmes terrorizmit do të dështojnë”, tha Erdogan.
Autoritetet turke nuk kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, ndërsa video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimit. (A2 Televizion)