
Policia e Tiranë identifikon autorin e vendosjes së lëndës plasëse në një banesë në rrugën “Mihal Popi”, përballë Gjykatës së Tiranës, mbrëmjen e të enjtes në Tiranë.
Në kërkim është shpallur shtetasi Arben Bardhi, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili, sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 21:10, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës të shtetasit Vasillaq Stavro një sasi lënde plasëse. Arsyeja e sulmit mendohet të jetë një konflikt pronësie mes të dyve.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)