Shpëtim Duro largohet nga drejtimi i Laçit

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 07:24 | Futboll
Shpëtim Duro largohet nga drejtimi i Laçit

Shpëtim Duro nuk do të drejtojë më skuadrën e Laçit. Pasi arriti të kalonte dy ture, si asnjëherë tjetër në historinë e kurbinasve dhe u eliminua në turin e tretë nga Anderlecht, trajneri vendosi të mbyllte aventurën në stolin bardhezi.

Duro mori drejtimin e Laçit pas fillimit të sezonit të kaluar, kur nga kurbinasit u largua Armando Cungu si rrjedhojë e mungesës së rezultateve.

Ai arriti ta kthente në garë për titullin kampion ekipin, por në fund mbylli sezonin pa trofe. Eksperienca e tij te Laçi mund të cilësohet shumë e suksesshme duke llogaritur se ai arriti të drejtonte kurbinasit për herë të parë në historinë e tyre drejt turit të tretë të një kompeticioni ndërkombëtar, duke u eliminuar vetëm nga një emër i madh si Anderlehti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos