
Mijëra vetë kanë dalë në protestë në rrugët e Hong Kongut, në një përpjekje të fundit për të kundërshtuar projektligjin për ekstradimin, që sipas tyre do të mund t’iu lejojë të dyshuarve të dërgohen në Kinë për t’u përballur me gjyqin.
Sipas organizatorëve, ky është tubimi më i madh që organizohet në vend që prej vitit 2003. Në protestë morën pjesë rreth 500 mijë qytetarë ndërsa për sigurinë në terren ishin dislokuar 2 mijë oficerë policie. Protestuesit kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga ajo që ata e quajnë “Ligji i djallit”.
Në shenjë solidarizimi, në një marshim-protestë, për të njëjtën çështje kanë dalë edhe qytetarët e Sydney. (A2 Televizion)