
Qytetarët durrsakë i ka marrë malli të shikojnë një rrugë të rikonstruktuar që nuk “shqepet” sërish për të kryer punime të tjera apo riparime të rrugës së sapo përfunduar.
Aq shpesh është bërë kjo praktikë në qytetin bregdetar sa qytetarëve, përveçse u ka sosur durimi, nuk ngurojnë të shprehen se kjo bëhet për të vjedhur fondet, ndërkohë që pushteti lokal është thuajse inekzistent.
Madje, aq shpesh hapen rrugët e rregulluara në Durrës, saqë durrsakët kanë edhe një shprehje për të: “U rregullua rruga, hapin kanalin”. (A2 Televizion)