Shqipëria me fshat olimpik, pret sportistët vendas e të huaj

Nga A2 CNN
17 Janar 2022, 15:27 | Sporte të tjera
Shqipëria me fshat olimpik, pret sportistët vendas e të huaj

Shqipëria shumë shpejt do të ketë një fshat olimpik ku çdo sportist vendas apo i huaj të kryej fazën përgatitore për kompeticione të mëdha.

Është ky premtimi i bërë nga presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, në takimin e zhvilluar këtë të hënë me gazetarët dhe dy peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj.

Dy peshëngritësit treguan se pas suksesit në Lojërat Olimpike, pritshmëritë për medalje në të ardhmen janë dhe më të mëdha.

Aktiviteti i radhës në peshëngritje do të jetë Europiani i Peshëngritjes në fillim të muajit prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos