Shqipëria “offline”, pamundësohen mbi 1200 shërbime publike

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 16:47 | Aktualitet
Shqipëria “offline”, pamundësohen mbi 1200 shërbime

Për të dytën ditë me radhë qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht sipërmarrjet nuk po marrin më shumë se 1 mijë e 200 shërbime publike të cilat ofrohen vetëm nga portali qeveritar e-Albania, si pasojë e sulmit kibernetik.

Përfaqësues nga biznesi në vend pohojnë se në fakt problematikat në marrjen e shërbimeve nga e-Albania kanë qenë prezentë edhe para sulmit kibernetik, ndaj lipset nevoja e gjetjes së një zgjidhje më afatgjatë.

Ndërkohë për ekspertë të teknologjisë së informacionit, bllokimi i shërbimeve pritet të zgjasë. Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, rënia e e-Albania i kushton shqiptarëve 17 milion transaksione të munguara çdo ditë, kosto këto që shtohen nga mungesa e shërbimit. Ndërkohë deri ne rikthimin e sistemit, Ministria e Jashtme njoftoi ndërprerjen e shërbimeve konsullore.

Ministria e Arsimit shtyu pa afat regjistrimin e klasave te para dhe të dhjeta. Ndërsa Ministria e Brendshme theksoi se shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse deri në përfundim të kundërsulmit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos