
Kryeministri Edi Rama publikoi në faqen e tij në Facebook çmimet e biletave për disa udhëtime ajrore nga Aeroporti i Kukësit, që nisin zyrtarisht më 15 korrik.
Sipas kryeministrit, një biletë për linjën Kukës - Zyrih do të kushtojë 12 euro, Zyrih - Kukës 28,66 euro, Kukës - Stamboll 12 euro dhe Stamboll - Kukës 23 euro.
“Se ç'ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s'bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit”, shkroi Rama në Facebook. (A2 Televizion)