Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Nga Artin Halili
22 Dhjetor 2024, 10:28 | Aktualitet

Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica

Fluks pasagjerësh është shënuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. A2 CNN mëson se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të se shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj, po kthehen për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri

Burime zyrtare bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë më shumë se 6300 shtetas ndërkohë që kanë dalë 2444 shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje të hyrjeve stacioni kufitar i Kapshticës punon në hyrje me 4 sportele dhe dy të tjerë në dalje

Autoritetet tona të kufirit thanë se gjatë kësaj periudhe do të punohet me orare të zgjatura jo vetëm në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, por edhe atë të Qafë Thanës ku pritet të ketë lëvizje të shumta gjatë festave.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos