10 orë në Bashkinë e Vlorës, Prokuroria vendos sekuestro për dosjet dhe kontratat e plazheve

Nga Edi Ruçi
11 Shkurt 2026, 08:25 | Aktualitet

10 orë në Bashkinë e Vlorës, Prokuroria vendos sekuestro

Prokuroria e Vlorës ka qenë ditën e martë në Bashkinë e Vlorës. Sipas informacioneve të A2 CNN, dy oficerë të OPGJ-së kanë qenë me urdhër sekuestro për disa dosje në Zyrën e Aseteve dhe konkretisht për dosje të viteve 2023–2025.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se në fokus kanë qenë ndarja apo parcelizimi i plazheve gjatë këtyre viteve dhe kontratat që janë bërë.

Prej orës 13:00 deri në mbrëmje rreth orës 23:00 kanë qenë oficerët e OPGJ-së në ambientet e bashkisë. Sipas burimeve prokuroria ka vënë sekuestro për dosjet dhe kontratat e plazheve në këto vite.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos