Sali Berisha shkon në spitalin e Traumës, lëndohet deputeti Bledion Nallbati

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 21:22 | Aktualitet

Sali Berisha ka shkuar rreth orës 21:20 në spitalin e Traumës, aty ku po merr ndihmën mjekësore deputeti demokrat Bledion Nallbati, i cili u lëndua gjatë protestës së të martës.

Gazetarja e A2 CNN, Ornela Joti, ka raportuar në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli se deri tani janë transportuar 14 efektivë policie, por ende nuk ka një numër të saktë të qytetarëve të lënduar.

“Ndodhen 9 efektivë në spitalin e traumës, ndërsa 5 të tjerë në QSUT. Pak minuta më parë është sjellë edhe deputeti i PD, Bledion Nallbati, i cili ka djegie në fytyrë dhe një traumë në kokë. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se do t’i nënshtrohet një skaneri.  Burime bëjnë me dije se ka qytetarë të lënduar, por numri nuk bëhet i ditur. Mësohet se ata kanë pësuar djegie në trup nga molotovët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos