Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor përballë hyrjes së selisë së Partisë Demokratike, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Si pasojë, janë krijuar tensione dhe është regjistruar një përplasje mes protestuesve dhe disa qytetarëve që po kalonin me automjete në këtë zonë, raporton A2CNN.
Situata ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Pavarësisht ndërhyrjes, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugë, duke bllokuar qarkullimin në shenjë revolte dhe proteste.
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur vetëm numrin e efektivëve të policisë të lënduar, duke mos dhënë informacion mbi qytetarët apo punonjësit e medias të përfshirë në incident. Sipas të dhënave zyrtare, 12 efektivë policie kanë mbetur të lënduar lehtë.
Ndërkohë, raportohet se disa persona janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)