Situata në Vaun e Dejës është shumë e rëndë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në të gjitha njësitë administrative., në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli tha se 100 shtëpi kanë prezencë uji, ndërsa dëmet më të mëdha janë në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve.
“Situata është mjaft e rëndë. Përmbytjet kanë filluar në të gjithë njësitë administrative. Përroi i glinës ka dalë nga shtrati dhe po bën përmbytje në të gjithë qytetin e Vaut të Dejës. 100 shtëpi kanë prezencë uji. dëmet janë shumë të mëdha në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve, por shpresojmë mos të rrezikojmë jetën e njerëzve se situata është shumë e rëndë”.
Problemi më i madh sipas tij paraqitet nga përroi i Glinës, ndërkohë që apeloi se nevojiten kosha me gurë, prita malore dhe asfaltim të rrugëve.
“I gjithë stafi i bashkisë së Vaut të Dejës është në terren e përkrah njerëzve dhe besoj që çdo gjë do shkojë mirë në evakuim, por shpresoj të mos kemi evakuim.
Përroi i glinës ka 5 vite që aplikojmë dhe nuk e kemi fituar. Nuk di arsyen përse, por shumë problem i madh se me fondet e bashkisë është i pamundur realizimi i këtij projekti.
Kemi nevojë për kosha me gurë, prita malore e asfaltim të rrugëve për të forcuar si tip dige për të mos e lëmë që të thyhet se po ta shohim ka thyer rrugën dhe ka hyrë në banesa uji”.
(A2 Televizion)
