“Jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe estetike”, Balluku inspekton punimet në rrethrrotullimin e Rinasit: Pika hyrëse e Shqipërisë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 16:03 | Aktualitet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur një projekt të ri që ka të bëjë me mirëmbajtjen estetike të rrugëve. Për këtë qëllim është krijuar një grup me mbi 120 persona, të ndarë në 4 rajone.

“Kemi vënë re që tashmë, duke qenë se kilometrat e akseve kombëtare shtohen, ka ardhur momenti për të pasur një element shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe vizitorët, pasi Shqipëria është kthyer në një pikë të madhe turistike, ku vijnë vizitorë nga e gjithë bota dhe tashmë nuk është e rëndësishme për të pasur vetëm rrugë të sigurta, por edhe që plotësojnë kushtet estetike”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një inspektimi në rrethrrotullimin e Rinasit, përcjell A2 CNN.

“Për këtë arsye, në vitin 2023, ARRSH ka shtuar në fushën e përgjegjësisë, edhe mirëmbajtjen estetike të akseve kombëtare. Jemi në rrethrrotullimin e Rinasit ku po bëhet një punë e mirë për gjelbërimin. Këtu jemi në një pikë hyrje, jo të Tiranës, por të Shqipërisë. Është vetëm 100 metra nga dalja e aeroportit, një pikë shumë e rëndësishme prezantimi, ku estetika luan një rol të veçantë”.

Punime të tilla kanë nisur të kryhen edhe në zona të tjera të vendit, në akset kombëtare dhe rrugët kryesore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos