
Trageti që mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës ka pasur një vonesë prej rreth dy orësh, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe dallgëve të forta në det të hapur.
Burime për A2 CNN nga porti bëjnë me dije se lëvizja e anijes është bërë me kujdes të shtuar, për shkak të fuqisë së madhe të detit që ka vështirësuar lundrimin dhe mbajtjen e orarit.

Trageti është ankoruar në kalatë rreth orës 09:40, duke transportuar dhjetëra pasagjerë dhe automjete.
Ndërkohë, për shkak të motit të keq, kapitenaria e Vlorës ka ndaluar përkohësisht daljet në det të anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla, deri në qetësimin e detit.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
