Bllokohet Kakavija dhe Qafë Bota, doganierët grekë në grevë, mësoni kur hapet kalimi

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 17:20 | Aktualitet

Bllokohet Kakavija dhe Qafë Bota, doganierët grekë në

Policia Kufitare në Kakavijë dhe Qafë Botë njofton se ditën e hënë në datë 27 tetor, nga 06:00 deri në orën 10:00 nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve në këtë pikë.

E gjithë kjo vjen si pasojë e një greve që kanë paralajmëruar më herët nga ana e Policisë Kufitare Greke.

Në këto dy pika kufitare, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë dhe Qafë Botës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos