“Tregime fshati" promovon Boboshticën. Fshati piktoresk i Korçës synon të bëhet destinacion dyditor

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 15:04 | Aktualitet

Boboshtica është një nga fshatrat me të bukur turistike në juglindje të vendit. Vetëm 3 km larg qytetit të Korçës me  14 taverna që ofrojnë gatimet tradicionale të zonës e mbi të gjitha rakinë e manit, ky fshat tërheq turistë të shumta vendase të huaj.

“Boboshtica me tërë kuptimin e fjalës është perla e Korçës dhe boboshtarët janë mikpritës, të gjithë që vijnë i kanë dyert e hapura, e njohur për rakinë e manit, bio, Nuk spërkatet. Siç e ka bërë Zoti. Gatimet boboshtare janë të shkëlqyera ndaj është e I zhvilluar turizmi, dinë të presin mirë”, thonë ata.

“Tregime fshati" promovon Boboshticën. Fshati piktoresk i

“Është një produkt që është që në kohët e lashta që zihet me ujë, miell e kripë. Bëhet me çdo lloj gjelle. Bëhet me arme, qepë e gjizë e bulmet. Është një produkt që shkon shumë, është e zonës dhe petullat e fshira me petë e djathë”.

Sofjola Kotelli, një nga nismëtaret e zhvillimit turistik rural në Shqipëri rrëfen se turistët në Boboshticë mund të qëndrojnë me tepër se një drekë, pasi fshati i njohur ka se çfarë ofron. “Jemi mbledhur me tour operatore me të mirët në Shqipëri me media e blogger, gjithë Shqipëria e njeh për një drekë Boboshticën por këtu mund të rrish për dy ditë, të bësh klasat e gatimit, prodhuesit e vegjël, të mjaltit, rituali religjioz, vallet, traditat. Mund të kthehen në destisncione dyditore. Duhet të jenë të kujdes me bizneset, mund të ofrojnë më tepër se drekën, të lidhen me operatorët turistikë. Institucionet duhet të bëjnë të vetën”, thotë ajo për A2 CNN.

“Tregime fshati" promovon Boboshticën. Fshati piktoresk i

Eronida Mataj, operatore turistike tregon se për të rritur numrin e turistëve të huaj duhet të ketë më tepër vullnet nga bizneset dhe institucionet për të ndarë informacionin e nevojshëm dhe promovimin e këtij fshati. “Fatkeqësisht për turistët e huaj për të marrë informacion është larg. Ftojmë turistët dhe të huajt për të marre informacion. Të lidhesh dy pjesë kryesore tregun me vendorët, që kanë produkte në turizëm”, thotë ajo.

"Tregime Fshati " në Boboshticë për dy ditë katër hequr operatorë turistike dhe agjenci të huaja të cilët janë njohur me atë çka ky fshat ofron dhe mundësitë për bashkëpunimin me bizneset e zonës. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos