Protesta e PD, reagon Ambasada Amerikane: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 14:08 | Aktualitet

Protesta e PD, reagon Ambasada Amerikane: Shmangni bulevardin, qëndroni

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën e planifikuar për sot, në orën 18:00, në kryeqytet nga Partia Demokratike. Demonstruesit pritet të mblidhen pranë ndërtesës së Kryeministrit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza.

Ambasada këshillon qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore për informacionin më të fundit.

“Në disa raste, protestat dhe tubimet e mëdha fillojnë në mënyrë paqësore, por situata mund të ndryshojë shpejt. Rekomandimi ynë është të shmangni zonat e protestës. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe prioritizoni sigurinë personale”, thekson Ambasada.

Për të forcuar sigurinë personale, qytetarët amerikanë këshillohen të:

Shmangin pjesëmarrjen në këtë event;
Të jenë të vetëdijshëm për ambientin përreth;
Të kufizojnë shpërqendrimet si përdorimi i telefonit ose kufjeve në publik;
Të ndjekin mediat lokale;
Të kenë gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje;
Të mbajnë një profil të ulët gjatë qëndrimit në qytet.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara thekson rëndësinë e respektimit të udhëzimeve të autoriteteve shqiptare dhe të ruajtjes së kujdesit maksimal për sigurinë personale gjatë zhvillimeve në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos