Altin Dumani i ka kalua stafetën drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho këtë të hënë.
Ai bëri disa falënderime për punën në krye të SPAK gjatë këtyre viteve, ndërsa theksoi se besueshmëria e institucionit tashmë është rritur ndjeshëm.
“Sot mbyllet një kapitull që ka qenë nga më sfiduesit në karrierën time. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira. Sot mund të them me bindje se sot SPAK është më i besueshëm se më parë. Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve, prokurorëve të BKH, hetuesve financiarë, stafit administrativ, të kabinetit dhe çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri dhe kuraje.
Gjithashtu, dua ti shpreh mirënjohjen time partnerëve ndërkombëtarë. Një falënderim shkon edhe publikon, besimi i tyre ka qenë forca jonë. I uroj suksese edhe zotit Braho”, tha Dumani. (A2 Televizion)