15 vatra zjarri në vend, 4 ende aktive

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 20:39 | Aktualitet

15 vatra zjarri në vend, 4 ende aktive

Aktualisht 4 vatra zjarri janë aktive në të gjithë vendin nga 15 të raportuara gjatë ditës së sotme. Në përditësimin e ri, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se vatrat e zjarrit aktive janë në Vlorë, Berat, Dibër dhe Lurë.

Në Parkun Kombëtar të Lurës, zjarri vijon me intensitet për shkak të erës, ndërsa në zonën “Sotiran” në Vlorë, ndërmjet Dukatit dhe Tragjasit, zjarri po mbahet nën kontroll me ndërhyrje ajrore dhe tokësore.

Në të gjitha rastet, zjarret nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Forcat zjarrfikëse, strukturat lokale dhe forcat e armatosura mbeten në gatishmëri për përballimin e situatës.

15 vatra zjarri në vend, 4 ende aktive

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:30, datë 08.07.2025, janë raportuar 15 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 11 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

 Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

 1. Fshatin Mnelë e Madhe, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau -Dejës

2. Fshatin Karahaxhë, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq

3. Lagjen Nr 6, bashkia Kavajë.

4. Fshatin Stajkë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.

5. Fshatin Porodinë, njësia administrative Qendër Bulgarec, bashkia Korçë

6. Në lagjen  Gur i Bardhë, njësia administrative Dimal, bashkia Dimal,

7. Fshatin Radësh, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar

8. Fshatin Togëz, njësia administrative Qendër Librazhd, bashkia Librazhd

9. Fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier

10. Fshatin Katundi i Ri, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin

11. Fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, bashkia Kukës

15 vatra zjarri në vend, 4 ende aktive

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

 Qarku Vlorë

1. Vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Në mbështetje të situatës u angazhuan Helikopteri Cougar dhe 40 forca ushtarake. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara.

Qarku Berat

2. Fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datën 05.07.2025. Në vendngjarje ditën e sotme u angazhohen 30 efektivë të MZSH me 7 automjete zjarrfikëse të bashkisë Poliçan, Berat e Skrapar, dhe 25 forca bashkiake. Në mbështetje të forcave erdhën edhe 20 trupa nga Forcat e Armatosura. Sot u punua punua për shuarjen e trungjeve brenda perimetrit të përshkuar nga zjarri. Vatra e zjarrit vazhdon të mbetet aktiv por nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin.

15 vatra zjarri në vend, 4 ende aktive

Qarku Dibër

3. Vendin e quajtur “Fusha e Peladhisë”, njësia administrative Fushë Bulqizë, bashkia Bulqizë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të rrallë. Zjarri zhvillohet me intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për t’u përhapur në zona të pyllëzuara. Zjarri zhvillohet në 3 vatra të ndryshme në distancë nga njëra tjetra. Në terren gjatë ditës u angazhuan 2 automjete zjarrfikës të MZSH Bulqizë me 11 efektivë, 7 forca të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 17 ha.

4. Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Zjarri për shkak të intensitetit të erës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar përfshirjen nga zjarri të një sipërfaqe të madhe pyjore të Parkut Kombëtar Lurë. Në vendngjarje, sot u angazhuan 6 punonjës të Administratës  së Zonave të Mbrojtura, 5 forca nga njësia administrative dhe 25 vullnetarë (banorë të zonës). Gjithashtu në ndihmë ka ardhur dhe helikopteri Cougar. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos