Zjarri në landfillin e Elbasanit, ministrat Vengu dhe Hoxha inspektim në terren

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 15:13 | Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, ministrat Vengu dhe Hoxha inspektim

Landfilli i Elbasanit qëndroi në flakë për një javë me radhë, ndërsa më shumë se 40 grupe operacionale zjarrfikëse dhe ushtrisë punuan për shuarjen e flakëve.

Dëmet mjedisore janë të konsiderueshme, ndërsa prokuroria tashmë ka nisur hetimet për të përcaktuar edhe shkaqet e rënies së zjarrin, nëse ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, shkruan A2 CNN.

Tashmë një javë pas zjarrit në landfill, këtë të martë shkuan për inspektim ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, si dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Gentjan Llatja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos