21 banesa nën ujë në Ferras të Fierit, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

Nga Çaku Tafa
21 Nëntor 2025, 10:41 | Aktualitet

21 banesa nën ujë në Ferras të Fierit, banorët në

Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shtuar prezencën e ujit në 21 banesa në fshatin Ferras të bashkisë Fier. Banorët tregojnë dëmet e pësuara në sipërfaqe të konsiderueshme të kultivuara kryesisht me ullinj, shpesë të rrëmbyera nga vërshimi i lumit, por edhe dëme në bazën ushqimore të bagëtive.

Të frikësuar nga dalja e shtratit të lumit, A2 CNN raporton se banorët kanë marrë masat e nevojshme, ndërsa nuk i janë përgjigjur thirrjes për evakuim nga autoritetet përkatëse të cilat kanë monitoruar situatën në terren përgjatë gjithë natës.

Sipas kryeplakut të fshatit Ferras Zani Hyka, 19 prej këtyre banesave janë të banueshme, por ndodhen brenda argjinaturës së lumit dhe prezenca e ujit është e pashmangshme.

Pavarësisht se lumi Vjosa ka filluar rënien e nivelit të shtratit, sërish banorët ndihen në alarm dhe të frikësuar për përkeqësim të mëtejshëm të situatës, duke patur parasysh edhe eksperiencën e viteve të kaluara. Lumi Vjosë nuk ka dalë nga shtrati prej disa vitesh ndaj kjo situatë i ka gjetur tërësisht të papërgatitur banorët e kësaj zone të cilët e mendonin problematikë tërësisht tejkaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos