
Demokratët e Vlorës do të jenë në mbështetje të protestës që do të zhvillojë sot opozita në kryeqytet. Sipas informacioneve të siguruara për A2 CNN, rreth 300 demokratë kanë filluar të nisen nga rrethi i Vlorës për të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në kryeqytet.
Rreth 200 demokratë do të nisen nga Vlora në mbështetje të protestës dhe rreth 100 të tjerë nga bashkitë Selenicë dhe Himarë.
Këto të dhëna bëhen me dije nga regjistrimet nëpër degët e rrethit të kësaj partie.
Sipas informacioneve për A2 CNN, nuk ka organizime me autobusë, por secili prej demokratëve që ka dëshirë të marrë pjesë në protestë regjistrohet në degë dhe më pas niset drejt kryeqytetit. Nisen drejt Tiranës me automjete personale teksa të gjithë ata që nuk kanë makinë janë organizuar tek automjetet e personave që posedojnë një të tillë.
(A2 Televizion)
