34-vjeçarja humb jetën në spital pasi kishte konsumuar fostoksinë, nisin hetimet për rastin

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 09:49 | Aktualitet

34-vjeçarja humb jetën në spital pasi kishte konsumuar

Dje është dërguar në spital një 34-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar fostoksinë në banesën e saj në Fushë-Krujë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 34-vjeçarja e cila ishte nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën, raporton A2CNN. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos