Aksident i 3-fishtë në Pogradec, çfarë raportohet

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2024, 17:25 | Aktualitet

Aksident i 3-fishtë në Pogradec, çfarë raportohet

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur "Guri i Kuq".

Sipas burimeve për A2CNN bëhet me dije se tre mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur 3 persona.

Po ashtu burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se dy prej tyre janë fëmijë, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afëris të fshatit Guri i Kuq, automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin F. Y., është përplasur me
automjetin tip "Opel ", me drejtues shtetasin A. M., dhe me automjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin H. H.

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Ford" shtetasi H. H., si dhe bashkëshortja e tij shtetasja Xh. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit tip "Audi", shtetasi F. Y., është shoqëruar në ambjetet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos