Ka nisur në Pogradec aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në brendësi të lagjeve të qytetit. Aksioni ka nisur në lagjen numër 5 me lirim trotuaresh dhe sheshesh të zëna me porta dhe ndërtime pa leje, të cilat përdoreshin si garazhe drush dhe objektesh nga familjet.
A2 CNN raporton se aksioni vjen pas paralajmërimeve për prishje vullnetare dhe për shkak të mos reagimit të banorëve po ndërhyhet nga Agjencia e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Pogradec dhe Policia e Shtetit.
Aksioni pritet të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit ndërsa nuk është shfaqur asnjë rezistencë nga banorët. (A2 Televizion)