Në portin detar të Vlorës ka mbërritur mëngjesin e kësaj të shtune kroçiera Silver Whisper, me flamur të Bahamasit.
Në bordin e saj kanë qenë sot 375 turistë që kanë zbarkuar në Vlorë, shkruan A2.
Për shkak të punimeve të portit, por edhe kalatës ankoruese në madhësi të vogël, kjo kroçerë nuk ankorohet dot. Për këtë arsye, pasagjerët kanë zbarkuar në Portin e Vlorës me varkë.
Kjo kroçerë vjen nga ishujt Gallipoli & Monopoli. Do të qëndrojë sot në Vlorë dhe më pas do të kthehet sërish në lundrim për të tjera destinacione. (A2 Televizion)