Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, në Tropojë. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili u ka bërë thirrje të gjithë atyre që ndërtojnë pa leje, të ndalen. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se pas vendimeve të fundit kush ndërton pa leje do të përballet me pasoja të rënda.
“Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës.
U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, Ndaluni!
Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, shkruan Rama. (A2 Televizion)