Frutat e perimet shiten në rrugë, Vlora ende pa treg me kushte normale

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
1 Tetor 2025, 14:23 | Aktualitet

Vlora ndoshta është ndër qytetet e vetme në vend, krahasuar me numrin e popullsisë, që ende nuk ka një treg frutash e perimesh në kushte normale. I ashtuquajturi “Tregu i Orizit”, një nga tregjet kryesore dhe më të vjetra në vend, ka mbetur në kushte skandaloze, si për infrastrukturën, ashtu edhe për sigurinë e produkteve që tregtohen aty “ku të mundet dhe si të mundet”, shkruan A2 CNN.

Qytetarët vlonjatë kërkojnë jo vetëm ndërtimin e një tregu më dinjitoz, por edhe kushte më të mira sa i takon ruajtjes së cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore.

“Tregu duhet të ketë kushte. Nuk është normale që frutat dhe perimet të shiten në rrugë, pa higjienë dhe pa standarde.”

Përveç tregut të Orizit, në qytetin e Vlorës funksionojnë edhe disa tregje të tjera të improvizuara, shpeshherë mbi trotuare dhe pa asnjë kusht të nevojshëm për tregtimin e produkteve ushqimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos