Anija shqiptare stërvitje në Egje

Nga A2 CNN
8 Gusht 2024, 20:41 | Aktualitet

Anija shqiptare stërvitje në Egje

Anija Oriku e Forcës Detare dhe ekuipazhi i saj, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në ujërat ndërkombëtarë me anijen gjermane Pegnitz M1090. Lajmi është raportuar nga Ministria e mbrojtjes, sipas të cilës kjo stërvitje u zhvillua sipas standardeve dhe manualeve të NATO-s në det.

Anija shqiptare stërvitje në Egje

“Në këtë stërvitje me anijen komandë të operacionit në Egje u zhvilluan seriale stërvitorë sipas standardeve dhe manualeve të #NATO-s në det, ndërkohë që ekuipazhi ynë testoi aftësitë operacionale dhe ato ndërvepruese me anijet dhe ekuipazhet aleate”, thuhet në postim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos