All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Apeli rrëzon Berishën, mbeten në fuqi dy masat e sigurisë për ish-kryeministrin

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 14:46 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Apeli rrëzon Berishën, mbeten në fuqi dy masat e sigurisë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar, këtë të premte, kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për shuarjen e masës së sigurisë, që rëndon mbi të në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

All - Paragraf - 3

Gjyqtarja Iliriana Olldashi ka lënë në fuqi vendimin e 20 tetorit, duke mos ndryshuar masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” për Berishën.

Kujtojmë se Berisha ka refuzuar vazhdimisht të shkojë në gjykatë për t'u pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore, duke e konsideruar hetimin e nisur ndaj tij një proces antikushtetues.

Sipas vendimit, ish-kryeministri ka detyrim të paraqitet në SPAK në orën 10:00 të së hënës së parë dhe të tretë të çdo muaji, në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos