Aktori i njohur i humorit Erand Sojli ka ngritur shqetësimin për gjendjen e artistëve në Shqipëri, duke theksuar pasigurinë dhe mungesën e vlerësimit për ta.
Sipas tij, mungesa e kushteve dhe vlerësimit ka bërë që shumë artistë të talentuar të largohen jashtë vendit, në kërkim të mundësive më të mira për zhvillimin e karrierës së tyre.
“Unë shoh gjithë kolegët e mi, janë të gjithë të pasigurt në profesionin e vet. Një artist nuk jeton dot me gjënë e vet nëse nuk punon në shtet! Që të punosh në shtet ka disa rregulla, që duhet t’i bësh lepe peqe drejtorit. Për në momentin kur ka punë për artistë të cilët nuk i kanë dhënë ndonjë gjë kaq të vlefshme popullit, se sa disa të tjerë që i shohim rrugëve…Nëse këtu do ishte mirë, artistët më të mirë dhe të mëdhenj do të ishin këtu, nuk do ishin rrugëve të botës”, u shpreh Sojli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN. (A2 Televizion)