Dy aksidente te mbikalimi i Sukthit, trafik i rënduar në autostradë

Nga Elitjona Doko
30 Prill 2026, 09:16 | Aktualitet

Dy aksidente janë regjistruar te mbikalimi i Sukthit në autostradën Durrës-Tiranë, nga të dyja kahet.

Ndërkohë që është krijuar bllokim i aksit, mësohet se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale, raporton A2CNN.

Policia ka qenë në të dyja vendngjarjet, për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve. 

Për pasojë është krijuar një trafik i rënduar, me radhë kilometrike mjetesh në autostradë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos