Rritet numri i grave në administratën publike, ekspertja e punësimit tregon statistikat

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 08:19 | Aktualitet
 

Ekspertja e punësimit Anisa Keri foli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN mbi trendet e fundit në tregun e punës, duke theksuar një rritje të dukshme të përfaqësimit të grave në administratën publike.

Sipas saj, sektori shtetëror vazhdon të mbetet një zgjedhje e preferuar për shumë punëkërkues, për shkak të stabilitetit dhe sigurisë që ofron.

Sa i përket statistikave numërohen 20 aplikimeve për një pozicion, ndërkohë që kanë rënë dorëheqjet dhe largimet. 

Të gjithë duan një punë në shtet sepse krijon më shumë stabilitet dhe krijon më shumë siguri, ka më pak presion për performancë. Nuk shoh një ndarje gjinore sa i takon aplikimeve në administratën publike. Gjithmonë e më shumë në vitet e fundit gratë në lidership, edhe në administratën shtetërore, janë një numër në rritje. Ndaj nuk shikoj të ketë një vijë të drejtë në këtë zgjedhje. Kemi një lloj barazie që e kemi kërkuar dhe që punojnë shumë fort vajzat dhe gratë në ditët e sotme për ta arritur”, u shpreh Keri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos