Dieta e Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve, ndërsa së fundmi është komentuar edhe nga ekspertë të fushës së fitnesit.
Instruktori i palestrës Remil Peqini foli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, duke analizuar përbërjen e dietës së futbollistit dhe duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e saj.
Sipas tij, një regjim ushqimor i tillë mund të mos jetë i përshtatshëm për një atlet me ngarkesë të lartë fizike, duke lënë të kuptohet se informacionet e publikuara mund të jenë më shumë pjesë e marketingut sesa një pasqyrim i plotë i realitetit.
“Po ta shikosh është pak si dietë drastike për shumicën, sepse ka shumë proteina dhe nuk ka karbohidrate, ose janë minimale, që vijnë vetëm nga perimet, që ai i konsumonte zakonisht në drekë dhe darkë. Po ta shikosh dietën është e gjitha proteinë e pastër, sepse ai thotë edhe darkën nuk e konsumon thjesht me një mish të kuq, me yndyrë, por ai thotë fileto mishi të kuq. Po ta analizosh se çfarë profesioni ka, që i duhet shumë fuqi gjatë ditës, që nuk lidhet dieta me aktivitetin që ai bën gjatë ditës sepse nuk ka karbohidrate, që të japin shumë fuqi gjatë ditës. Mendoj që kuzhinieri i tij ka gënjyer. Mendoj që është marketing pak”, tha Peqini. (A2 Televizion)