Baba Mondi merr detyrën si Kryetar i Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Nga A2 CNN
5 Janar 2026, 19:06 | Aktualitet

Baba Mondi merr detyrën si Kryetar i Bordit të Presidencës

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi, ka marrë detyrën si Kryetar i Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Mons. Gjergj Meta kryetari në detyrë i KNFSH-së, bazuar në statutin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe rotacionit të miratuar nga Bordi i Presidencës, i ka dorëzuar detyrën Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili do të kryesojë Bordin e Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për periudhën 1 janar 2026 – 1 janar 2027.

Fatmirësisht në Shqipëri ka pasur historikisht harmoni fetare dhe nuk kanë ndodhur përplasje mes përfaqësuesve të feve të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos