Normalizohet furnizimi me ujë në Vlorë, Bashallari: Uji brenda parametrave pas analizave fiziko-kimike

Nga Edi Ruçi
4 Janar 2026, 15:04 | Aktualitet

Pas gati një jave, situata e furnizimit me ujë të pijshëm në Vlore po shkon drejt normalizimit të plote. Autoritet e Kujdesit Shëndetësor konfirmojnë se pas analizave fiziko-kimike, uji është brenda parametrave të lejuar, ndërsa pritet edhe përgjigjja e analizave mikrobiologjike.

Analizat e kryera deri më tani nga ekspertët e epidemiologjisë në Vlorë kanë dhënë dritën jeshile për cilësinë e ujit të pijshëm. Sipas Shefit të Epidemiologjisë, Agron Bashllari, të gjithë treguesit fiziko-kimikë kanë rezultuar brenda standardeve të kërkuara, transmeton A2 CNN.

Aktualisht, laboratorët po përpunojnë kampionet për analizat mikrobiologjike, të cilat do të vulosin përfundimisht sigurinë e plotë të ujit për konsumatorët. Pavarësisht kësaj pritjeje, institucionet konfirmojnë se situata është tërësisht normale dhe pa rreziqe për shëndetin e popullatës.

“Analizat fiziko-kimike janë në rregull, ndërsa pritet përfundimi i analizave mikrobiologjike... situata paraqitet normale dhe uji është brenda parametrave të lejuar”, tha Agron Bashllari, Shef i Epidemiologjisë, Vlorë, përcjell A2 CNN.

Procesi i monitorimi nisi pas një ndërprerjeje pesë-ditore të furnizimit në qytetin bregdetar. Gjatë ditëve të krizës, qytetarët u furnizuan përmes autoboteve.

Edhe gjatë kësaj periudhe janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për të parandaluar çdo problematikë epidemiologjike deri në rikthimin e plotë të shërbimit nga Ujësjellësi i Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos