Berisha akuza Dumanit: Mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar dosjet, ndërsa liroi Pajtime Fetahun

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 10:33 | Aktualitet

Berisha akuza Dumanit: Mban në burg Ilir Metën pasi janë

Akuza ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani, kreu i selisë blu Sali Berisha ngriti edhe për mbajtjen në burg të ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa liroi Pajtime Fetahun. Sipas Berishës ky është turpi i drejtësisë shqiptare dhe turpi i drejtësisë botërore.

“Ky mercenar, që mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar të gjitha dosjet, ky nxori simotrën e tij, Pajtime Fetahun, Pajtime Troplini apo Pajtime Dumani. E nxori se ajo ishte e sëmurë, ajo mund të jetë e sëmurë dhe unë i uroj shërim, por u garantoj se 30-40 përqind e popullatës në burgje janë të sëmurë dhe kjo është një shifër e saktë që u jap ju këtu. Kurse simotra e Dumanit dhe asaj Enkelejda Ballës, këto duhet të dalin në liri, paçka se i thoshte me dhjetëra herë Suel Çelës, vëlla, të keqen motra e të tjera me radhë se i kam aty. Pra, ky është turpi i drejtësisë shqiptare, turpi i drejtësisë botërore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos